Mitsotakis nga Davos: Nuk do të hyjmë në luftë me Turqinë, detin me Shqipërinë e çojmë në Hagë

0
Mitsotakis nga Davos: Nuk do të hyjmë në luftë me

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për gazetarin e njohur të CNN, Farid Zakaria, në kuadër të pranisë së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Duke komentuar zhvillimet greko-turke, Kyriakos Mitsotakis parashikoi se vendi i tij nuk do të hyjë në luftë me Turqinë, por shtoi në tre vitet e fundit kemi përjetuar shumë tensione.

“Ne duhet të jemi në gjendje të ulemi me Turqinë si të rritur të arsyeshëm dhe të diskutojmë çështjen e shelfit kontinental dhe zonave detare në Egje. E bëmë me sukses me Italinë dhe Egjiptin, me Shqipërinë do ta çojmë çështjen në Hagë dhe ajo do të vendosë.”

Ai shtoi se pas zgjedhjeve, të cilat do të zhvillohen pothuajse njëkohësisht edhe në Turqi, ka mënyra për të ulur tensionet, për të rënë dakord në një mënyrë të qytetëruar.

“Ne nuk kemi nevojë të kërcënojmë njëri-tjetrin ose të kemi fluturime mbi fluturime. Ne kemi një fqinj të vështirë, Forcat tona të Armatosura nuk janë forcuar prej dekadash. Prandaj, është e rëndësishme të projektojmë fuqinë tonë”, shtoi ai.

Artikulli i mëparshëmNjë javë e vështirë për Shtëpinë e Bardhë
Artikulli i radhësVIDEO/ “Të mbahen armët në dorë gati për zjarr” – Artan Hoxha publikon përgjimet për “21 Janarin”, si u dha urdhëri për vrasje