Vetëvrasja në Durrës/ Policia “lan gojën”: Kishte bërë denoncim në 2022, ngjarja në hetim

0

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me vdekjen e Bedrie Lokës, e cila piu fostoksinë pasi i kishin hapur një profil fals në ‘TikTok’. Në lidhje me ngjarjen, e ndjera kishte bërë një kallëzim në dhjetor të vitit 2022.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, për shkak të bullizmit, ju sqarojmë se:

Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja B. L., 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L.

Artikulli i mëparshëm“Kaos Celular”: Dita kur dështimi i rrjetit të Vodafone Albania zbuloi dobësinë tonë jetike në epokën dixhitale
Artikulli i radhësBerisha nga ballkoni: Liria e fjalës po vdes nën regjimin e Ramës