Gjatë verës, shumë shqiptarë vijojnë të zgjedhin brigjet e Antalyas dhe Bodrumit për të kaluar pushimet e tyre, të tërhequr nga bukuritë natyrore, shërbimet e shkëlqyera të resorteve atje dhe çmimet e pakrahasueshme. Për të marrë një perspektivë më të qartë mbi këto zgjedhje, kemi biseduar me Znj. Elsa Selfo, themeluese dhe drejtuese e agjencisë së udhëtimeve “Lux Travel” në Tiranë, një emër i njohur në fushën e turizmit që nga viti 2018.
Lux Travel është përkushtuar të ofrojë shërbime ekskluzive dhe të personalizuara për klientët e saj, duke u siguruar që çdo udhëtim të jetë një përvojë e paharrueshme. “Ne jemi të fokusuar në cilësi dhe në kënaqësinë e klientit, dhe kjo është arsyeja pse jemi zgjedhja e parë për shumë udhëtarë që dëshirojnë të pushojnë jashtë Shqipërisë” thotë Znj. Selfo.
Ja cilat janë pesë resortet më të vizituara nga klientët e “Lux Travel” në Antalya dhe Bodrum, sipas renditjes nga Znj. Selfo:
5. Vogue Hotel Supreme Bodrum 5*
Ky hotel shtrihet në bregdetin e Torba Bay dhe shquhet për pishinat e tij të jashtme me 33 rrëshqitëse uji në zonën Candyland dhe hapësirat e mëdha spa. “Ky është një vend luksoz ideal për familjet, falë hapësirave të dedikuara për lojërat dhe argëtimin e fëmijëve,” shton Znj. Selfo.
4. Alibey Club Manavgat 5*
Një resort që ofron një park ujor të madh dhe kopshte të gjelbëruara. “Këtu pushuesit mund të gëzojnë një gamë të gjerë shërbimesh relaksuese dhe sportive, duke përfshirë tennisin, banjot turke por dhe shumë argëtim për fëmijët” shprehet ajo.
3. Mirage Park Kemer 5*
“I rrethuar nga peisazhet malore dhe detare, ky resort ofron një kombinim të përkryer të natyrës dhe cilësisë,” thotë Znj. Selfo. Mirage Park vlerësohet lart për shërbimet e tij dhe qasjen e drejtpërdrejtë në plazhin fantastik të Kemerit.
2. Selectum Luxury Resort Belek 5*
“Belek është padiskutim një nga zonat më të kërkuara për pushime luksoze në Turqi, dhe ky resort është ideal për ata që kërkojnë luks me shumë aktivitete,” thotë ajo. Selectum ofron dhoma të mëdha me pamje nga deti dhe një qendër spa të kompletuar.
1. Rixos Sungate 5*
“Rixos Sunagate mund të them se është resorti më i preferuar nga klientët e “Lux Travel”. “Këtu gjejmë një kombinim të aventurës dhe relaksit në të njejtin vend, me një super park ujor, shërbime spa të shkëlqyera dhe një gamë të gjerë argëtimi për të gjitha moshat, të gjitha këto në një sipërfaqe të mbushur me gjelbërim prej 250,000 metra katror” përfundon Znj. Selfo.
Me përkushtimin ndaj shërbimit të shkëlqyer dhe eksperiencës së personalizuar, “Lux Travel” ka nisur rrugën për tu kthyer në një lider në industrinë e turizmit, duke u ofruar klientëve aventura të paharrueshme në disa nga destinacionet më ekskluzive në botë. Agjencia siguron që çdo detaj i udhëtimit të jetë i menaxhuar me kujdes, nga rezervimet e hotelit deri te aktivitetet e organizuara, për të garantuar një pushim sa më të qetë dhe të këndshëm për të gjithë.
Me një ekip të dedikuar dhe profesional, “Lux Travel” garanton që udhëtimet e klientëve të jenë jo vetëm të këndshme, por edhe të sigurta, duke respektuar të gjitha standardet e larta të sigurisë dhe komoditetit. “Ne kujdesemi për çdo hollësi, që klientët tanë të mund të përqendrohen vetëm në të shijuar pushimet e tyre,” thotë Znj. Selfo me krenari.
Ndërsa turizmi vazhdon të rritet, “Lux Travel” planifikon të zgjerojë edhe më tej ofertat e saj, duke shtuar destinacione të reja dhe paketa ekskluzive që përshtaten me kërkesat në ndryshim të klientëve të saj. Duke u mbështetur në reputacionin e saj të shkëlqyer dhe në përkushtimin ndaj klientëve, agjencia synon të mbetet në krye të preferencave për udhëtarët që kërkojnë përvoja të veçanta dhe të personalizuara.
Znj. Elsa Selfo dhe ekipi i “Lux Travel” mirëpresin çdo klient që dëshiron të eksplorojë bukuritë dhe aventurat që ofron Turqia, duke u siguruar që çdo udhëtim të jetë sa më mbresëlënës dhe i këndshëm. Me një gamë të gjerë resorteve dhe destinacioneve në ofertë, çdo pushim bëhet një kujtim përjetë për klientët e “Lux Travel”.
FAQJA KRYESORE UDHËTIM & EKSPLORIM Antalya dhe Bodrum/ Mbeten sërish destinacionet më të preferuara të verës për...