Studentët mbërrijnë të parët në protestë: “Pakti për vdekjen e universitetit” rikthen zemërimin ndaj qeverisë

0

Kanë nisur grumbullimet para Kryeministrisë për protestën që pritet të startojë pas pak minutash. Të parët në shesh kanë mbërritur studentë me banderolë në dorë, e cila e mban mesazhin: Pakti për vdekjen e universitetit!

Kujtojmë që pas protestave studentore të vitit 2018, Rama doli me një platformë të re publike të quajtur “Pakti për Universitetin”, e cila u tret rrugës dhe sot jemi para faktit që auditorët kanë më pak studentë dhe mungojnë kushtet dinjitoze për të studiuar. Rama e shuajti protestën studentore me të gjitha mjetet që pushteti kishte në dispozicon. Mbetet për t’u parë nëse kësaj radhe do të krijohet apo jo një masë kritike studentore njësoj si 6 vite më parë.

Artikulli i mëparshëmProtesta e opozitës: Kryeministria nën bllokim, thirrje për sulm kundër pushtetit dhe qeveri teknike
Artikulli i radhësPërleshje të vogla në protestë: Protestuesit hedhin molotovë dhe përplasen me policinë pranë Kryeministrisë