Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Tepelenë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Tepelenë-Fier, ku humbën jetën çifti i bashkëshortëve Ajdini, të martuar prej vetëm një viti. Çifti tregtonte rroba të përdorura çdo të enjte në pazarin e Cakranit, që ndodhet rreth pesë kilometra nga vendi i aksidentit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të autobotit të ujit, Sazan Arapi, 61 vjeç, banues në Ndërmenas. Pas përplasjes tragjike, në vendngjarje u mblodhën edhe banorë të zonës, të cilët u tronditën nga humbja e dy përfaqësuesve të komunitetit të tyre rom.

Në një moment të tensionuar, disa nga banorët tentuan të përballen me drejtuesin e autobotit, por situata u qetësua shpejt, pasi edhe Arapi dhe bashkëshortja e tij, Arjanisa Arapi, 55 vjeç, kishin pësuar dëmtime në aksident dhe ndodheshin të plagosur.

Artikulli i mëparshëmAksident tragjik në rrugën Tepelenë-Fier, humbin jetën bashkëshortët
Artikulli i radhësÇfarë i ndodhi? Deputeti i opozitës shoqërohet me ambulancë