Shkarkohet prokurorja e Kurbinit, Ajola Prençi

0

Prokurorja e Kurbinit, Ajola Prençi, është shkarkuar nga detyra nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) me unanimitet. KPA la në fuqi vendimin nr. 470, datë 01.11.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Gjatë procesit të rivlerësimit të saj në vitin 2021, DSIK lëshoi një raport negativ për figurën e saj, bazuar në informacione që lidhen me bashkëshortin e saj, një ish-prokuror i dënuar për korrupsion, si dhe për një balancë negative në blerjen e një apartamenti.

Ajola Prençi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe shërbeu për dhjetë vite në Prokurorinë e Shkodrës. Në vitin 2014, ajo u transferua në Prokurorinë e Matit dhe që nga viti 2016 ka ushtruar detyrën në Prokurorinë e Kurbinit.

Artikulli i mëparshëmShell vjen në Shqipëri përmes Kastrati Group – cilësi premium për karburantet shqiptare
Artikulli i radhësUlja e temperaturave sjell borën e parë në veri të Shqipërisë