Ulja e temperaturave sjell borën e parë në veri të Shqipërisë

0

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë sjellë jo vetëm reshje shiu, por edhe borën e parë për këtë vit në veri të vendit. Malësia e Madhe është zbardhur nga dëbora, dhe segmenti rrugor Hani i Hotit – Vermosh është mbuluar nga një shtresë bore me trashësi rreth 10 cm. Që prej mbrëmjes së djeshme, Vermoshi, fshati më verior i Shqipërisë, është mbuluar plotësisht.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka nisur menjëherë pastrimin e rrugës, dhe aktualisht ky segment është i kalueshëm me goma dimërore.

Artikulli i mëparshëmShkarkohet prokurorja e Kurbinit, Ajola Prençi
Artikulli i radhësBëmat e Princ Dobroshit në mediat gjermane