Duka: Tifozët të tregojnë qytetari, ndeshja me Çekinë të jetë festë futbolli

0

Shqipëria do të përballet sonte me Çekinë në “Air Albania” në kuadër të raundit të pestë të Ligës së Kombeve. Përpara kësaj sfide të rëndësishme, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u bëri thirrje tifozëve të ruajnë qytetarinë dhe të mbështesin ekipin kombëtar me maturi dhe mikpritje.

“Sonte vazhdojmë rrugëtimin tonë në UEFA Nations League, ndaj Çekisë, një kundërshtar që e kemi hasur shpesh kohët e fundit, duke përjetuar emocione të shumta. Të gjithë presim një ndeshje të fortë dhe angazhimin maksimal të lojtarëve dhe tifozëve. Nga momenti i këndimit të himneve e deri në vërshëllimën finale, le të fitojë futbolli,” shkroi Duka në një postim në Facebook.

Ai theksoi rëndësinë e mikpritjes, një cilësi që shqiptarët e kanë dëshmuar gjithmonë, dhe kërkoi që atmosfera në stadium të jetë e mbushur me entuziazëm dhe respekt. Ndeshja premton të jetë një sfidë e fortë, me të dy ekipet që kërkojnë pikë të rëndësishme në këtë kompeticion.

Artikulli i mëparshëmMakina përplas rëndë këmbësorin në qendër të Elbasanit
Artikulli i radhësTetë të vrarë dhe 17 të plagosur nga një sulm me thikë në një kampus kolegji në Kinë