Ndërsa kombet perëndimorë fillojnë hapjen e ngadaltë nga bllokimi, është gjithnjë e më e qartë se shoqëria nuk do të kthehet kurrë siç ka qenë para coronavirusit.
Për habi të shumë politikanëve, popullsia perëndimore kryesisht u është bindur udhëzimeve për të qëndruar brenda, shkruan CNN.
Në fakt, përpjekjet e bllokimit në shumë vende kanë qenë aq të efektshme sa qeveritë tani po mendojnë se si të heqin gradualisht kufizimet.
Vendosja e maskës në fytyrë nga shumë ekspertë të sigurisë në të gjithë botën po shihet si shumë shqetësuese.
Por, perspektiva e një shoqërie të re, në të cilën publiku fsheh fytyrën ka pasoja të gjera për krimin dhe sigurinë, por edhe për ndërveprimin social.
Për ekspertët, problemi kryesor i njerëzve me maska mund të ndihmojë keqbërësit. Përdorimi në masë i maskave bën që ata të mos ngjallin më dyshime.
Kjo mund të duket e ekzagjeruar në disa vende aziatike që e kanë pësuar nga Sarsi dhe epidemi të tjera, ku maskat janë normale prej një dekade.
Ekspertët thonë se veshja masive e maskave mund të ndërlikojë hetimet e krimit, pasi njohja e fytyrës është një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme në gjurmimin e kriminelëve.