Rama përballet me protesta në Londër: Shqiptarët e diasporës shfaqin zemërimin

0

Kryeministri Edi Rama u prit me protesta gjatë vizitës së tij në Londër, ku zhvilloi një takim me shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Ky takim, pjesë e një turi të gjerë në diasporë në kuadër të zgjedhjeve të vitit 2025, vjen pas ndalesave në Greqi, SHBA dhe Itali.

Protestuesit, të pozicionuar jashtë ndërtesës, mbanin pankarta dhe shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisjes së Ramës. Në fjalën e tij, Rama reagoi ndaj tyre, duke i quajtur “një grusht të verbërish”, duke theksuar se ishin nxitur nga opozita në Shqipëri.

“Faleminderit që keni ardhur sot, edhe pse disa qëndrojnë jashtë për të nxitur përçarje. Kjo është një shfaqje që vjen nga Tirana, e nxitur nga ata që vetëm ndotin emrin e Shqipërisë,” u shpreh ai.

Ngjarja u pasua me tensione, ndërsa disa protestues tentuan të ndërpresin takimin, duke brohoritur “Rama ik”. Disa prej tyre u nxorën jashtë nga siguria e takimit.

Vizita e Ramës në diasporë shihet si një përpjekje për të forcuar lidhjet me shqiptarët jashtë vendit dhe për të siguruar mbështetje për zgjedhjet e ardhshme, por protestat tregojnë polarizimin e ndjeshëm politik që vijon të pasqyrohet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Artikulli i mëparshëmMike Tyson u përball me poshtërimin më të madh në karrierë: Ritual i turpshëm në ndeshjen kundër Jake Paul
Artikulli i radhësRama akuzon PD-në për nxitje aktesh antishqiptare në Londër