Patronazhistët “bëjnë” për spital qytetarin shqiptaro-britanik që protestoi kundër Ramës

0

Një incident i rëndë ndodhi gjatë mitingut të Partisë Socialiste në Londër, ku një protestues përfundoi në spital pas një përplasjeje fizike me rojet e sigurisë.

Ilir Meshi, një nga protestuesit që hyri në sallë duke thirrur “Rama ik”, u godit me mjete të forta nga rojet e qeveritarëve. Pas ndërhyrjes së emergjencave mjekësore, Meshi u dërgua në spital për ndihmë të menjëhershme.

Ngjarja vjen mes tensioneve të larta që kanë shoqëruar vizitën e kryeministrit Edi Rama në diasporë, në kuadër të fushatës së tij për zgjedhjet e ardhshme. Protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes, ndërsa përplasjet brenda sallës nxitën debate mbi menaxhimin e sigurisë në takime të tilla.

Policia britanike ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi ngjarjen, ndërsa situata mbetet e nxehtë në radhët e shqiptarëve të diasporës.

Artikulli i mëparshëmDy vëllezër arrestohen për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi në Tiranë
Artikulli i radhësEgnatia triumfon në Ballsh: Dy gola në shtesa dhe një lojtar më pak