Atalanta ka vazhduar serinë e fitoreve në Serie A, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi dhe të dhjetën në 14 ndeshje, duke u pozicionuar si një nga pretendentët kryesorë në kampionatin italian. Në ndeshjen e fundit, skuadra bergamaske mposhti Romën në “Stadio Olimpico” me rezultatin 2-0, duke e zhytur ekipin kryeqytetas në vendin e 15-të të renditjes, vetëm dy pikë larg Komos që ndodhet në vendin e 18-të.
Golat për Atalantën u shënuan nga Marten de Roon në minutën e 69-të dhe Nicolo Zaniolo në të 89-ën. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, u aktivizua në minutën e 83-të, duke kontribuar në mbrojtjen e rezultatit deri në fund të ndeshjes.
Në ndeshjen e ardhshme, Atalanta do të presë Milanin, ndërsa Roma do të përballet me Leçen.