Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin kryesor të Lushnjës, ku një automjet ka përplasur një të moshuar rreth 75 vjeç.
Automjeti, i tipit Toyota dhe i drejtuar nga një grua 30-vjeçare, ka përplasur këmbësorin teksa ai po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Pas përplasjes, i moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet në gjendje të rëndë dhe nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit. Drejtuesja e mjetit është ndaluar nga uniformat blu dhe po merret në pyetje për të dokumentuar detajet e incidentit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Automjeti përplas këmbësorin në Lushnjë, drejtuesja e mjetit ndalohet nga policia