Bërxolla viçi në furrë

0

Berxollat e viçit ne furre perbejne nje pjate te dyte teper te shijshme te cilen mund ta gatuani fare mire ne fundjave, apo kur keni miq per darke, duke qene se kerkojne pak kohe ne pregatitjen dhe gatimin e tyre.

Përbërësit:

  • 4 berxolla viçi 250-300gr secila
  • 30 gr pançete te prere ne kubik
  • 600 ml leng mishi (ose leng i pregatitur me koncentrate viçi)
  • 200 ml vere te bardhe
  • 2 luge gjalp
  • 4 luge vaj ulliri
  • 2 dege rozmarine
  • pak miell
  • kripe
  • piper te zi
  • patate për garniturë

Përgatitja:

Ne nje tigan te madh shkrijme gjalpin me vajin e ullirit, kaverdisim ne te pançeten bashke me 1 dege rozmarine per disa çaste, shtojme berxollat e viçit te kaluara ne miell dhe i skuqim nga te dyja anet ne zjarr mesatar derisa te marrin ngjyre te arte te lehte. E shuajme te gjithe perberjen me vere te bardhe te cilen e leme te avulloje plotesisht ne zjarr te larte, i rregullojme berxollat me kripe, piper dhe i transferojme ne nje tave te cilen do ta fusim ne furre. Shtojme ne tave edhe lengun e mishit, e mbulojme siperfaqen me leter alumini dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 160°C per rreth 2 ore, ose derisa mishi te jete zbutur plotesisht. Shtojme edhe pak uje te nxehte ose leng mishi nese eshte e nevojshme. Nderkohe qe mishi i viçit gatuhet, pregatisim garnituren e cila mund te jete pure’ patatesh, patate furre, te skuqura apo per nje pamje akoma me dekorative, patate fizarmonike. Kur mishi te jete gati, e servirim te ngrohte bashke me garnituren e tij duke hedhur pak leng siper patateve dhe te zbukuruar me nje dege rozmarine./ unegatuaj.com

Artikulli i mëparshëmNdahet nga jeta mjeshtri i madh i humorit Gëzim Kruja
Artikulli i radhësPica të vogla me djath filadelfia