Qeveria shkarkon Dallëndyshe Bicin nga IKMT, rikthehet Ajet Zyberi

0

Në mbledhjen e fundit të qeverisë u mor vendimi për shkarkimin e Dallëndyshe Bicit nga posti i drejtoreshës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), vetëm gjashtë muaj pas emërimit të saj. Më parë, Bici kishte drejtuar edhe Kadastrën. Në vend të saj është rikthyer Ajet Zyberi, i cili ka mbajtur më parë këtë pozicion.

Largimi nga ‘Illyrian Guard’

Gjithashtu, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Anduel Xhindi, është larguar nga posti i drejtorit të ‘Illyrian Guard’, një kompani shtetërore që ofron shërbime sigurie për subjekte publike dhe private. Burime konfirmojnë se vendin e tij e ka zënë Enrik Banushi, disa ditë më parë.

Këto ndryshime pritet të shoqërohen me reagime, ndërsa qeveria zyrtarizoi vendimet jashtë rendit të ditës.

Artikulli i mëparshëmSulmi terrorist në Gjermani/ Dëshmitarja nën shok: “Nuk po gjej të dashurin tim”
Artikulli i radhësEmigrantët kthehen në shtëpi për festa, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona