“Unë trokas” – të rinjtë në revoltë kundër mbylljes së TikTok

0

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të mbyllur rrjetin social TikTok ka ndezur një valë reagimesh të forta nga të rinjtë, të cilët e konsiderojnë këtë si një sulm ndaj lirisë së shprehjes. Me slloganin “Unë trokas” dhe hashtagun #trokitedheti, të rinjtë po organizohen për të kundërshtuar këtë akt, duke e parë atë si një veprim censure në prag të zgjedhjeve.

TikTok është një platformë mjaft e përdorur nga të rinjtë shqiptarë, ku shumë prej tyre kanë krijuar një hapësirë për komunikim dhe krijimtari. Vendimi për mbylljen e tij lidhet zyrtarisht me tragjedinë e humbjes së një adoleshenti 14-vjeçar, por kritikët e qeverisë shprehen se ky veprim ka më tepër motive politike.

Revoltë kundër kontrollit

Analistët vlerësojnë se TikTok është një platformë që nuk mund të kontrollohet nga qeveria, ndryshe nga mediat tradicionale, dhe popullariteti i tij midis të rinjve është një pengesë për qeverinë në prag të zgjedhjeve. Në përpjekje për të rikuperuar imazhin e tij, kryeministri Rama zhvilloi një takim me nxënës të ekselencës, por për shumëkush ky veprim u pa si një përpjekje e vonuar për të bindur të rinjtë.

Ndërkohë, vendimi për mbylljen e TikTok-ut rrezikon të forcojë perceptimin për një qeverisje autoritare që kufizon hapësirat e lirisë në emër të “moralit publik”. Revolta e të rinjve, e cila sa vjen e shtohet, është dëshmi e një brezi që nuk pranon censurën dhe kërkon hapësira të lira për shprehje dhe kreativitet.

Artikulli i mëparshëmArsimi dhe shëndetësia në plan të dytë/ Qeveria ju shkurton buxhetin
Artikulli i radhësBardh Spahia dëshmon mbi një orë në SPAK për çështje administrative