
Barcelona arriti një fitore historike ndaj Real Madridit me rezultatin 5-2, duke siguruar për herë të 15-të Superkupën e Spanjës në finalen e luajtur në Jeddah, Arabi Saudite. Në një ndeshje të mbushur me emocione dhe kthesa të papritura, katalanasit u treguan superiorë ndaj rivalëve të tyre historikë.
Mbape zhbllokon finalen, por Barcelona përmbys gjithçka
Reali i Madridit nisi fuqishëm, duke shënuar golin e parë që në minutën e 5-të përmes sulmuesit francez Kylian Mbape, pas një aksioni të shpejtë dhe të koordinuar. Megjithatë, Barcelona reagoi shpejt.
Jamal barazoi shifrat në minutën e 21-të, ndërsa Leëandowski dhe Rafinha shënuan dy gola të shpejtë për t’i dhënë Barcelonës epërsinë në pjesën e parë. Penalltia e akorduar pas një ndërhyrjeje të pakujdesshme të Kamavingës dhe realizimi i Levandowskit vendosën shifrat në 3-1. Vetëm tre minuta më vonë, Rafinha shënoi golin e tretë për Barcelonën pas një asisti perfekt nga Kunde.
Pjesa e parë përfundoi me një tjetër gol nga Balde, duke çuar katalanasit në pushim me rezultatin 4-1.
Dominimi i Barcelonës vazhdon, por Shezni lë skuadrën me 10 lojtarë
Në fillim të pjesës së dytë, Rafinha shënoi golin e pestë për Barcelonën dhe të dytin personal, duke e thelluar më tej epërsinë. Por një moment kritik ndodhi në minutën e 56-të, kur portieri Shezni u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të gabuar ndaj Mbapesë jashtë zonës.
Reali arriti të përfitonte nga kjo situatë dhe shënoi golin e dytë në minutën e 60-të përmes Rodrigo-s nga një goditje dënimi, por kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
Një fitore e merituar për Barcelonën
Minutat e mbetura nuk sollën ndryshime në rezultat, dhe Barcelona festoi një fitore të madhe me plot meritë. Ky triumf jo vetëm që konfirmon fuqinë e katalanasve, por tregon edhe aftësinë e tyre për të përballuar sfida të mëdha, edhe kur mbeten me 10 lojtarë.
Superkupa e 15-të e Spanjës mbetet një tjetër kapitull i artë në historinë e Barcelonës dhe një goditje e rëndë për Real Madridin, që duket se nuk gjeti zgjidhje në këtë finale.