Policia e Vlorës ka raportuar një aksident fatal pranë fshatit Kote, ku një 30-vjeçar, drejtues i një motomjeti, ka humbur jetën. Viktima ende nuk është identifikuar.
Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur kur një motomjet tip “Yamaha” është përplasur me një automjet “Peugeot”, drejtuar nga një 80-vjeçar banues në Vlorë. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motomjetit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar viktimën.