Grupi parlamentar i PS-së mblidhet për të diskutuar mbi hetimin e SPAK ndaj UBT

0

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvillon sot një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit, ku ndër çështjet kryesore do të jetë situata e krijuar pas hetimeve të SPAK mbi Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT). Në këtë seancë do të zhvillohet edhe një dëgjesë me rektorin e UBT-së, Fatbardh Sallaku, e cila u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë.

Kryeministri e ka quajtur këtë hetim një “keqkuptim”, duke argumentuar se masat e sigurisë janë dhënë për disa procedura të mëparshme, ndërsa rektori Sallaku nuk është drejtpërdrejt i përfshirë në hetim.

Hetimet e SPAK dhe masat e sigurisë

SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie ndaj stafit të universitetit për abuzime me tenderat. Të arrestuarit përfshijnë:

  • Arrest me burg: Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga.
  • Arrest shtëpie: Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda.
  • Detyrim paraqitjeje: Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Ilir Kapaj, Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Romina Koto, Bejo Bizhga, Etleva Shore dhe Rezearta Dervishi.

SPAK akuzon të dyshuarit për veprat penale “shkelja e barazisë në tendera”, “korrupsioni pasiv” dhe “korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PS-së pritet të japë më shumë detaje mbi qëndrimin e mazhorancës ndaj këtyre zhvillimeve.

Artikulli i mëparshëmPolici i burgut të Burrelit vetëplagoset me armë, gjendja e tij kritike
Artikulli i radhësRektori Sallaku për hetimet e SPAK: Nuk mbroj askënd që mund të ketë abuzuar