Altin Dumani: Epoka e paprekshmërisë po lëkundet, SPAK ka kryer hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë

0

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar se “epoka e paprekshmërisë po lëkundet”, duke theksuar se institucionit që ai drejton ka realizuar hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë dhe grupeve kriminale.

Gjatë një tryeze për Demokracinë dhe Qeverisjen, Dumani vuri në dukje se SPAK ka goditur rrjete të përfshira në trafik droge, pastrim parash dhe veprimtari kriminale ndërkombëtare. Ai tha se vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara në vitin 2024 ka arritur në 59 milionë euro, duke përfshirë edhe kriptovalutat, të cilat po përdoren gjithnjë e më shumë nga organizatat kriminale për blerjen e kokainës dhe pastrimin e parave.

“SPAK është në gjendje të kryejë hetime të pavarura kundër zyrtarëve të lartë, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin,” tha Dumani, duke nënvizuar angazhimin e prokurorisë së posaçme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në çdo nivel.

Këto deklarata vijnë në një moment kur SPAK ka ndërmarrë një sërë veprimesh kundër figurave të rëndësishme në politikë dhe biznes, duke rritur ndikimin e tij në procesin e drejtësisë në Shqipëri.

Artikulli i mëparshëmGjyqtari Erjon Bani: Drejtësia është një shërbim, GJKKO punon me gjysmën e kapaciteteve
Artikulli i radhësSPAK konfiskon 59 milionë euro asete, Dumani: Kriptovalutat po përdoren masivisht për blerje kokaine dhe pastrim parash