Restoranti i “sigurt” nga Covid-19!

0
Restoranti i sigurt  1100x620

“Tryezë për një”, quhet restoranti i ri i sigurt nga Covid-19’’, i hapur nga një çift në Suedi, e që priti klientin e tij të parë të dielën. Me vetëm një karrige e tryezë, ai gjenden në mes të një livadhi e nuk ka kamarierë. Ushqimi shkon nga dritarja e kuzhinës në tryezën e klientit, përmes një shporte që lëviz me litar.

“Mendoj se një nga gjërat që na mungojnë më shumë këto kohë është udhëtimi. Meqenëse nuk mund ta bëjmë gjeografikisht të paktën mund të udhëtojmë me mendje, e për këtë natyra dhe ushqimi janë mënyra më e mire”, tha Rasmus Persson, pronar i restorantit.

Persson dhe partnerja e tij Linda Karlsson, të cilët sapo janë zhvendosur në Ransater, 350 kilometra në perëndim të Stokholmit, menduan të hapnin një restorant të tilla pas një vizite të prindërve të gruas në muajin mars. Ata u përgatitën atyre ushqim në ambient të hapur për t’i mbrojtur nga virusi dhe u shërbyen nga dritarja.

Restoranti është i prenotuar për të gjithë marsin, ndërsa për qershorin dhe korrikun kanë mbetur vetëm pak vende. Çifti thotë se ka marrë masa mbrojtëse për ditë e shiut. Sa i përket çmimit të ushqimit, janë vetë klientët që vendosin se sa do të paguajnë.  

Artikulli i mëparshëmLaporta konfirmon se do të kandidojë për president të Barcelonës – premton rikthimin e Guardiolas në Camp Nou
Artikulli i radhësQendrat tregare hapen dhe zbatojnë protokollet, por blerësit i “neglizhojnë” masat