Protesta në Londër ndaj përfaqësuesve të PS: Thirrje për Krashin dhe Ballën mes tensioneve me diasporën

0

Gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Londër, përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Lavdrim Krashi, u përballën me protesta dhe tensione nga qytetarë shqiptarë që ndodheshin përballë ambienteve ku po mbahej aktiviteti.

Lavdrim Krashi, i përjashtuar nga listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, u përshëndet me thirrje ironike nga bashkëkombas:
“O Lavdrim Krashi, a ta futi Rama a?”* – duke i kujtuar largimin e tij nga lista përmes një fyerjeje të hapur drejtuar liderit të partisë.

Ndërkohë, edhe Taulant Balla, Drejtues Politik për Diasporën, u shënjestrua me akuza:
“O Taulant Balla, o hajdut, o kriminel!” – u dëgjua nga turma, ndërsa ai ecte i shoqëruar nga badigardë.

Situata e acaruar detyroi ndërhyrjen e policisë londineze, për të garantuar sigurinë dhe zhvillimin normal të aktivitetit të planifikuar nga PS me diasporën.

Ky incident pasqyron pakënaqësinë e shtuar të shqiptarëve jashtë vendit ndaj qeverisë dhe përfaqësuesve të saj, sidomos në prag të fushatës zgjedhore, ku raporti me diasporën mbetet një ndër sfidat më delikate politike.

Artikulli i mëparshëmBashkitë dështojnë me investimet publike – vetëm 43% e fondeve të realizuara në 2024
Artikulli i radhësZjarr në një apartament në Gjirokastër, evakuohen banorët e pallatit