Përfituan leje për të dalë nga burgu për shkak të COVID-19. Arrestohen sërish 3 të dënuar

0
Man in prison hands of behind hold Steel cage jail bars. offender criminal locked in jail.

3 të burgosur që kishin dalë nga burgu me leje të posaçme për shkak të situatës me pandeminë e koronavirsuit, kanë përfunduar sërish në telashe me drejtësinë, ndërsa janë arrestuar.

Të dënuarit që përfituan nga akti normativ, leja e veçantë 3 mujore, këta persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se dy prej tyre janë prangosur për dhunë në familje, ndërsa tjetri sepse ka shkelur rregullat e karantinimit pasi është konstatuar në rrugë.

Artikulli i mëparshëmShqipëri/ 4 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit. Shkon në 876 numri i të prekurve. Rishfaqet një rast në Berat
Artikulli i radhësTrafikuan 1 ton drogë drejt Greqisë, SPAK mbyll hetimet për 6 të pandehur. Ja akuzat ndaj tyre