Futboll/ Qeveria vazhdon të kërkojë përmirësim të protokollit sanitar, mbetet në fuqi urdhri i parë

0
Shulku

FSHF del sërish duar bosh pas takimit të dytë të zhvilluar me përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Përfaqësues të Federatës edhe gjatë mbledhjes së parë të zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë, kërkuan që data e fiksuar nga Ministrja Ogerta Manasterliu, për rifillimin e aktiviteteve sportive më 18 maj të rishikohej, pasi ky afat vë në diskutimin rifillimin e garës.

Msh

Takimi i dytë ka qenë sërish në rrafshin teknik ku FSHF-ës i është kërkuar përmirësimi i protokollit sanitar në 2-3 pika, për stërvitjet individuale, kolektive dhe zhvillimi i ndeshjeve. Grupi i eksperteve të FSHF do të punojë menjëherë për përmirësimin e këtyre elementeve të kërkuar dhe po sot do të vendos në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë protokollin e ri me ndryshimet e bëra. Deri në një takim të tretë, vijon të qëndroj në fuqi data 18 maj, si data kur ekipet mund të rinisin stërvitjet individuale.

Artikulli i mëparshëmBasha takon bizneset në Tiranë: Pandemia ekonomike më e rrezikshmja
Artikulli i radhësSoros parashikon fundin e Bashkimit Europian