PËRGJIMET VELIAJ/ Komandon Propagandën Nga Qelia: “Sulmoni SPAK-un, Mbyllëm Marrëveshjen me Amerikanët!” (Pjesa 9)

0

Zbardhja e plotë e Faqes 77 nga përgjimet e CNA

Nga burgu i Durrësit, Erion Veliaj nuk ndalet. Edhe pse i izoluar fizikisht, ai vazhdon të komandojë strategjinë e propagandës, të kërkojë sulme ndaj SPAK-ut, të kërkojë llogari nga Top Channel, të vendosë për konferenca mediatike dhe të koordinojë me emra si Carlo Bollino dhe Redaktori misterioz.


Zbardhja fjalë për fjalë – Faqja 77

Bisedë me Arbër Veliaj
Erion: “Duhet sponsorizuar ndonjë shkrim që sulmon SPAK-un. Shkruani diçka të fortë për ta. Nuk dua heshtje.”
Arbër: “Po flas me ata. Do e bëjmë.”

Erion: “Fol me Albin dhe Visin. Beteja duhet bërë çdo ditë. Mos lëshoni javën e fundit. Një jetë kemi!

Erion: “Ka dalë gjë Top Channel për mua?”
Arbër: “Jo akoma, e lanë për nesër. Pak neglizhencë, por do rregullohet.”

Erion: “Më duhet patjetër mbështetja e Redaktorit. Pa të nuk bëhet dot. Ka dalë data e Apelit – 11 mars. Tani ose kurrë!

Arbër: “Kam mbyllur marrëveshjen me amerikanët.”

Data: 6 mars – Bisedë me Ajolën
Erion: “Fol me Carlo Bollinon, për emisionin që do bëhet te Shqiptarja. Duhet të jetë çdo gjë gati.”
Ajola: “Po e ndjek.”

Arbër: “Konferenca me avokatët dhe gazetarët është gati. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen Top Channel, Report TV, Tema.

Erion: “Po intervista te Report TV? Janë marrë masat?”
Ajola: “Po. Po përdorin edhe inteligjencë artificiale për ta përgatitur.


Koment:

Nga kjo faqe, del më e qartë se kurrë: Veliaj po drejton një aparat propagande të sofistikuar nga burgu. Kërkesa për sulme të drejtpërdrejta ndaj SPAK-ut, organizimi i konferencave me pjesëmarrje të mediave kryesore, mobilizimi i emrave si Carlo Bollino, Mero Baze, dhe përmendja e AI për të ndikuar narrativën, e shndërrojnë qelinë e tij në një zyrë propagande.

“Tani ose kurrë”, thotë Veliaj. Dhe ky ultimatum nuk është vetëm për avokatët e tij – por për çdo instrument që ka në dorë për të ndikuar drejtësinë përmes mediave.

Zbardhja vijon me faqen 78.

Artikulli i mëparshëmPËRGJIMET VELIAJ/ Përballë Vendimit: Të Shfaqet Apo Të Fshihet? – Zbardhja e Faqes 76 (Pjesa 8)
Artikulli i radhësPËRGJIMET VELIAJ/ “O Dal, O Rri Katër Muaj!” – “Lali” Drejton Mediat nga Burgu, Urdhëron ‘Front Informativ’ kundër Drejtësisë (Pjesa 10)