Berisha Nxjerr Skandalin E Ballukut: U Vodhën 130 Milionë Euro Për Djegësin Që S’Ekziston

0

Sali Berisha ka akuzuar ashpër zëvendëskryeministren Belinda Balluku për vjedhje masive në projektin e djegësit të Sharrës, gjatë një takimi me qytetarët në Kombinat. Sipas tij, Balluku ka heshtur dhe ka mosvepruar qëllimisht, duke mbuluar aferën korruptive që sipas tij ka përfituar vetë kryeministri Edi Rama.

Janë 130 milionë euro tuajat dhe djegësi nuk ekziston. Shteti paguante tre rroga për mbikëqyrjen e punimeve, por Lubi Balluku nuk raportonte asgjë. Pse? Sepse ajo e dinte që paratë shkonin në kontot e Ramës. Pas 6 vitesh, nuk ka as nam e as nishan nga djegësi”, deklaroi Berisha.

Ky është një tjetër denoncim i fortë që ngre pikëpyetje serioze mbi qeverisjen e projekteve strategjike të Shqipërisë. Balluku, e cila ka pasur detyrën institucionale për mbikëqyrjen e projekteve energjetike, sipas akuzave të opozitës, ka qenë pjesë aktive e një skeme ku paratë publike janë shpërdoruar.

Berisha përmendi edhe faktin se djegësi është paguar në disa këste, ndërsa në terren nuk ekziston asnjë strukturë funksionale që justifikon 130 milionë eurot.


Artikulli i mëparshëmHakohet SPAK: Arrestime Për Rrjedhje Aktesh Hetimore, Përmendet Emri I Klodjan Allajbeut
Artikulli i radhësSot Pashkët: Kuptimi, Historia Dhe Simbolet Që Përfaqësojnë Ringjalljen