Ava Max Shokon Mediat Serbe: “Jam 100% Shqiptare Me Gjak Të Pastër!”

0

Ava Max, këngëtarja me famë botërore, ka tronditur mediat serbe dhe të gjithë opinionin publik me një rrëfim të sinqertë për origjinën e saj të pastër shqiptare. Në një intervistë të fundit, ajo deklaroi pa hezitim: “Jam shqiptare me gjak 100% të pastër. Emri im i vërtetë është Amanda dhe prindërit e mi kanë jetuar në një kishë në Shqipëri.”

Prej vitesh, tabloidet botërore kanë shkruar për karrierën e saj të suksesshme, por vetëm tani Ava Max, në moshën 31-vjeçare, ka hapur zemrën për të treguar historinë e vështirë të familjes së saj që emigroi nga Shqipëria drejt SHBA-së në fillim të viteve ’90.

Historia e Sakrificës dhe Triumfit

Këngëtarja, e lindur në Wisconsin të SHBA-së, tregon se prindërit e saj lanë Shqipërinë për shkak të pasigurisë dhe trazirave, duke jetuar për një vit në një kishë në Paris përpara se të emigronin drejt Amerikës.

“Arritën në Amerikë pa para, pa njohur gjuhën. Punuan në tre punë për të na mbajtur. I kujtoj mirë sakrificat e tyre,” rrëfen Ava, e cila gjithmonë thekson krenarinë për gjakun shqiptar që rrjedh në venat e saj.

Në rrugën drejt suksesit, Ava përjetoi shumë vështirësi. Në moshën 14-vjeçare, u zhvendos me të ëmën në Kaliforni për të ndjekur ëndrrën e muzikës. Megjithëse fillimi në Los Angeles ishte më i vështirë se ç’e kishin imagjinuar, ajo nuk hoqi dorë. Pas shumë viteve këmbënguljeje, ajo arriti të gjente njerëzit e duhur dhe të hidhte themelet e karrierës së saj.

Një rol kyç në suksesin e saj pati producenti i njohur kanadez Cirkut, i cili e ndihmoi të debutonte me këngë që fillimisht i publikonte në platformën SoundCloud.

“Është Krenari Të Rikthehem Tek Rrënjët”

Ava Max tashmë ka dy albume dhe një mori çmimesh ndërkombëtare, por ajo nuk harron kurrë rrënjët e saj shqiptare.

Do të ishte e mrekullueshme të mbaja një koncert bamirësie në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme të kthehesh tek rrënjët e tua,” u shpreh ajo me emocion.

Këngëtarja dëshiron të krijojë edhe një organizatë humanitare në të ardhmen, si një mënyrë për të ndihmuar jo vetëm familjen dhe miqtë, por të gjithë njerëzit në nevojë.

Në një botë ku shumë të famshëm zgjedhin të fshehin origjinën e tyre, Ava Max jo vetëm që e pranon, por edhe e shpall me krenari:
“Jam shqiptare me gjak të pastër!”


Artikulli i mëparshëm“Më Futën Në Mes Dhe Bënë Akte Të Turpshme Me Mua” – Burri Shokon Policinë E Dibrës, Por E Vërteta Tronditëse Del Në Dritë
Artikulli i radhësArrestimi I Roven Zekës Hap Çështje Të Vjetra: Kallëzohet Nga I Afërmi I Çapjas