Rama Refuzon Dorëheqjen: Burgosja e Veliajt Nuk E Shkërmoq PS-në

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kërkesave për dorëheqje pas arrestimit të Erion Veliajt, duke e quajtur këtë një teori të pavlefshme dhe propagandë të dëshpëruar nga opozita. Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se proceset hetimore nuk do të ndalin Partinë Socialiste dhe ironizoi ata që presin dorëheqjen e tij.

“Kjo teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionon, fare, hiç, zero,” u shpreh Rama me tone të forta, duke theksuar se populli shqiptar është më i mençur se ç’e imagjinon opozita dhe nuk bie pre e kësaj propagande.

Kryeministri akuzoi rivalët politikë për presion të turpshëm ndaj SPAK-ut, duke i konsideruar ata si kënetë e madhe dhe moçale të vogla, që përmes drejtësisë kërkojnë atë që nuk e fitojnë dot në zgjedhje:

“Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin, mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se do të shkrihet PS-ja.”

Rama e cilësoi hetimin e figurave të rëndësishme politike si një dëshmi të përpjekjes serioze për vendosjen e barazisë para ligjit në Shqipëri dhe paralajmëroi se këto goditje nuk do ta ndalin Partinë Socialiste, përkundrazi, do ta forcojnë:

“Një nga arsyet pse PS do të marrë rezultatin më të mirë nën drejtimin tim është pikërisht kjo: populli për herë të parë po sheh barazi para ligjit.”

Duke mbyllur fjalën e tij, Rama garantoi se PS do të dalë më e fortë në zgjedhjet e ardhshme, duke goditur propagandën që, sipas tij, nuk ka më efekt mbi qytetarët.

Artikulli i mëparshëmRama Godet PD-në: Pse Hodhën 6 Milionë Dollarë Për Lobim Nëse Non-Grata Ishte Komplot I Sorosit?
Artikulli i radhësTronditëse Në Korçë: Inskenuan Vetëvrasjen Me Çarçaf, Zbulohet Pas 7 Vitesh Krimi I Rëndë