Masakër në Suedi: Tre të Vdekur dhe Disa të Plagosur nga të Shtënat në Një Sallon Bukurie në Uppsala

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin suedez të Uppsala-s, ku tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtëna me armë zjarri brenda një salloni bukurie në qendër të qytetit, pranë Sheshit Vaksala.

Sipas autoriteteve suedeze dhe raportimeve të para nga CNN dhe gazeta Aftonbladet, të shtënat janë dëgjuar rreth orëve të pasdites, dhe kanë qenë vetë qytetarët që kanë njoftuar menjëherë policinë.

“Dëgjova pesë deri në gjashtë të shtëna,” deklaroi një dëshmitar okular që jeton pranë vendngjarjes.

Policia ka rrethuar një zonë të gjerë, ndërsa në vend po zhvillohen hetime intensive. Burimet konfirmojnë se autoritetet janë në ndjekje të një burri, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes. Ai është parë duke u larguar me një skuter elektrik, i veshur me rroba të errëta dhe syze dielli.

Identiteti i viktimave nuk është publikuar ende, ndërsa hetimi është në fazë të avancuar për të zbuluar motivet e kësaj masakre. Autoritetet nuk kanë përjashtuar asnjë pistë, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i qeverisë suedeze.

Ngjarja ka sjellë frikë dhe pasiguri në qytet, ndërsa opinioni publik suedez po tronditet sërish nga një tjetër akt dhune në hapësirat publike. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën përreth Sheshit Vaksala dhe të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli i mëparshëm“Mundësia” E Agron Shehaj Ngjitet Në Sondazhe Si Forca e Tretë
Artikulli i radhësPD Kallëzon Kandidatin e PS Ervin Doda: Ka Fshehur Dënimin me Burg në Formularin e Dekriminalizimit