Flirti Që Përfundoi Në Pengmarrje: Zbulohen Emrat E Autorëve Dhe Viktimës Te Ngjarjes Në Zemër Të Bllokut

0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Tiranë, ku një flirt mes një 68-vjeçari dhe një 32-vjeçare është shndërruar në një pengmarrje të organizuar, me kërkesën për 2 milionë lekë në këmbim të lirimit të viktimës. Ngjarja ndodhi në rrugën “George W. Bush”, në zemër të kryeqytetit.

Viktima është Edvar Agalliu, 68 vjeç, i cili u rrëmbye në mes të ditës nga pesë persona, pas një përplasjeje verbale me Sulejman Sinën, 31 vjeç, i cili akuzoi Agalliun se kishte ngacmuar të fejuarën e tij, Nikoleta Begollin, 32 vjeçe. Ngjarja u përshkallëzua shpejt në rrëmbim me plan të mirëorganizuar.

Në bashkëpunim me vëllain Klinton Sina, 21 vjeç, dhe një të ri tjetër, Idajet Mashollari, 21 vjeç, autorët futën me forcë 68-vjeçarin në makinë dhe e transportuan drejt një banese të braktisur në fshatin Kakunjë, ku e mbajtën peng për 5 orë. Sipas burimeve zyrtare, viktima nuk është dhunuar fizikisht, por është lidhur dhe kërcënuar psikologjikisht, ndërsa rrëmbyesit kontaktuan bashkëshorten e tij për të kërkuar shpërblimin.

Bashkëshortja e pensionistit, nën presionin e kërcënimeve për jetën e burrit të saj, dorëzoi shumën prej 2 milionë lekësh të rinj në një takim të organizuar në zonën e Saukut. Paratë iu dorëzuan Bajram Ibraliut, 57 vjeç, një tjetër anëtar i grupit.

Policia, e alarmuar nga informacione të siguruara përmes inteligjencës, organizoi menjëherë operacionin “Imediat”, i cili çoi në arrestimin e të pesë autorëve, përfshirë edhe Nikoleta Begollin, që dyshohet të ketë qenë motivimi i fillestar i gjithë ngjarjes. Pamjet e kamerave të sigurisë në rrugën “George W. Bush” ishin vendimtare për zbardhjen e çështjes.

Të arrestuarit janë:

  • Sulejman Sina, 31 vjeç
  • Klinton Sina, 21 vjeç
  • Idajet Mashollari, 21 vjeç
  • Bajram Ibraliu, 57 vjeç
  • Nikoleta Begolli, 32 vjeçe

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre dhe automjetin e përdorur, policia gjeti dhe sekuestroi 1 746 000 lekë nga shuma e marra, si dhe litarin me të cilin ishte lidhur viktima.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, për faktin se ndodhi në një nga zonat më të njohura të Tiranës, dhe për brutalitetin psikologjik ndaj një të moshuari, në një skemë që nisi si flirt dhe përfundoi në pengmarrje të pastër.

Artikulli i mëparshëmPërpjekje Për Konstituimin E Kuvendit/ Albin Kurti Fton Në Takim Krerët E PDK Dhe LDK
Artikulli i radhësBerisha Nga Astiri: Inceneratori I Tiranës Tronditi Europën – Kryeministrat Në Valencia E Shokuar Me Ramën, Do E Ndjekë McGonigalin