Berisha Akuzon Taulant Ballën Nga Librazhdi: “Bajloz i Krimit, Ushtar i Suel Çelës – Shoferit Ia Thyen Kockat Se Nuk Mbështeti Sara Milan”

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga një takim elektoral në Librazhd, ka hedhur akuza të rënda ndaj ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, duke e cilësuar si “bajlozi i krimit në Elbasan” dhe “ushtar i Suel Çelës”.

Sipas Berishës, shoferi i Ballës është dhunuar barbarisht nga Suel Çela sepse nuk ka mbështetur kandidaturën e Sara Milanit. Ai deklaroi se Balla nuk reagoi fare ndaj kësaj ngjarjeje, pavarësisht lidhjes personale me viktimën.

“E morët vesh besoj, para 10 ditësh Sueli ia bëri për spital shoferin dhe Tao e qepi gojën. Ia theu kockat se nuk mbështeti Sara Milen. Si ushtar i Suelit, turp të ketë,” – deklaroi Berisha me tone të ashpra.

Ai kërkoi nga qytetarët e Librazhdit të reagojnë me votë më 11 maj dhe të ndëshkojnë, siç e cilësoi, “bandën që sundon Elbasanin dhe Shqipërinë”.

“Qytetarë të Librazhdit, njerëz të lirë, duhet të ndëshkoni këtë bandë me votën tuaj. Ju garantoj se Sueli dhe Suel si ai do të shpallen terroristë.”

Sipas tij, Balla ka përfituar pasuri të mëdha dhe “emrin më të keq në Shqipëri” për lidhjet me krimin.

“Çfarë fitoi Tao nga votat tuaja? Fitoi qindra milionë të fshehura, fitoi pasuri, fitoi emrin më të keq si bajloz krimi në Elbasan dhe Shqipëri.”

Deklaratat e Berishës vijnë në kulmin e fushatës për zgjedhjet e 11 majit, ku akuzat për lidhje të politikës me krimin po dominon diskursin elektoral.

Artikulli i mëparshëmRama Ironizon Opozitën: “LSI Ishte Si Nyje Në Fyt, Shyqyr Që Shpëtuam Nga Pengmarrësit E Vegjël”
Artikulli i radhësBerisha Nga Librazhdi: “Patronazhistët Do Të Ndiqen Si Terroristë Elektoralë Gjatë Gjithë Jetës”