Berisha Nga Librazhdi: “Patronazhistët Do Të Ndiqen Si Terroristë Elektoralë Gjatë Gjithë Jetës”

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar fushatën me tone të ashpra nga Librazhdi, ku lëshoi një tjetër paralajmërim për strukturat e shtetit dhe administratën publike në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Në fjalën e tij, Berisha u bëri thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit që të mos zbatojnë urdhra të paligjshëm, duke i quajtur komandat e disa komisarëve si të influencuara nga bandat kriminale.

“Mos shkelmoni mbi djersën dhe punën tuaj. Pas 11 majit, çdo orë pune do të paguhet siç duhet. Por mos zbatoni urdhra të kriminelëve, komisarëve që bashkëpunojnë me bandat. Respektoni ligjin!”

Berisha u ndal më pas te administrata publike, duke paralajmëruar rreptë ata që përfshihen në strukturat e patronazhistëve:

“Mos u bëni patronazhistë. Ju garantoj se patronazhistët do të ndiqen si terroristë elektoralë gjatë gjithë jetës së tyre.”

Sipas tij, 11 maji nuk është vetëm një datë zgjedhjesh, por një moment ndëshkimi për ata që kanë deformuar demokracinë përmes manipulimeve politike dhe presionit mbi administratën.

Berisha premtoi gjithashtu se asnjë vendimmarrje e rëndësishme nuk do të merret më pa konsultim me qytetarët, duke përmendur konkretisht banorët e Hotolishtit, të cilëve iu garantoi se zgjidhja do të jetë sipas vullnetit të tyre.

Artikulli i mëparshëmBerisha Akuzon Taulant Ballën Nga Librazhdi: “Bajloz i Krimit, Ushtar i Suel Çelës – Shoferit Ia Thyen Kockat Se Nuk Mbështeti Sara Milan”
Artikulli i radhësPërpjekja e Nëntë Pa Sukses: Kuvendi i Kosovës Ende Nuk Konstituohet