Putin akuzohet për inskenim aktesh terroriste në Rusi, Kievi paralajmëron sulme ndaj objektivave ushtarake ruse

0

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mkhailo Podolyak, akuzon Kremlinin për organizim të vetë-akteve terroriste në territorin rus me qëllim përshkallëzimin e sulmeve në Ukrainë dhe tensionimin e brendshëm në Perëndim. Sipas tij, Rusia është zhytur plotësisht në logjikën e luftës dhe paqja nuk është më e mundur pa një presion të fortë ekonomik dhe ushtarak nga Perëndimi.

Podolyak thekson se sanksionet e ashpra dhe sulmet e koordinuara ndaj infrastrukturës ushtarake ruse janë e vetmja mënyrë për të çuar në një armëpushim të qëndrueshëm. Ai mohon që Ukraina të synojë civilët, duke akuzuar Putinin për propagandë dhe inskenime në kuadër të festimeve të 9 majit, me qëllim justifikimin e veprimeve të mëtejshme ushtarake.

Trump përmendet për politikën e tij të mëparshme të “diplomacisë së butë” ndaj Rusisë, e cila sipas këshilltarit u shfrytëzua nga Kremlini për të dëmtuar reputacionin amerikan. Ukraina nuk pranon asnjë formë njohjeje të territoreve të pushtuara dhe nuk do të heqë dorë nga sovraniteti i saj apo kapaciteti ushtarak.

Në fund, Podolyak paralajmëron se çdo tolerim ndaj Rusisë do të çonte në një konflikt më të përgjakshëm dhe më të gjerë, ndërsa i bën thirrje aleatëve perëndimorë për më shumë vendosmëri në veprimet ekonomike dhe ushtarake kundër Moskës.


Artikulli i mëparshëmHas, Eskalon Gjakmarrja për Pronën: Vritet Me Pushkë 34-Vjeçari Rushit Sallahu, Arrestohet Autori Ylber Jaku
Artikulli i radhësMes Tensioneve Gjeopolitike, Vuçiç Sfidon  BE, Por Pritet Me Nderime Nga Putini Në Moskë