Meta: Do Të Faktoj Që SPAK Lëshon Urdhër-Arreste Fiktive, Hetimi Ndaj Meje Është Farsë Politike

0

Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas përfundimit të hetimeve të SPAK ndaj tij, duke e cilësuar procesin si një “farsë hetimore të tejzgjatur”, me motiv politik. Në një deklaratë në rrjetet sociale, kreu i Partisë së Lirisë akuzon Prokurorinë e Posaçme për përdorim të drejtësisë në funksion të mazhorancës dhe për “përdorim selektiv të ligjit” për të ndëshkuar opozitën.

SPAK është një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës,” – shkruan Meta, duke e akuzuar qeverinë për manipulim të drejtësisë për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore dhe për të konsoliduar pushtetin në mënyrë të paligjshme. Ai përsërit se arrestimi i tij më 21 tetor 2024 ishte “një akt kriminal” dhe premton se në gjyq do të provojë mungesën e fakteve dhe provave kundër tij.

Meta denoncon gjithashtu përdorimin e “mercenarëve politikë dhe mediave të inceneratorëve” për të ndërtuar një narrativë të rreme kundër tij dhe thotë se do të ballafaqohet me çdo “pseudoakuzë” dhe dëshmitar me integritet të dyshimtë.

Ish-Presidenti e cilëson procesin si pjesë të një “Ramaforme” që ka shkatërruar Reformën në Drejtësi dhe ka shndërruar SPAK-un në një instrument për eliminimin politik të kundërshtarëve.


Artikulli i mëparshëmNew York Times: Aleatët E Izraelit Po Humbasin Durimin Me Luftën Në Gaza
Artikulli i radhësOSBE: Shqetësim Për Incidentet Ndaj Gazetarëve Gjatë Zgjedhjeve Të 11 Majit, Liria E Medias Është Jetike