Pushtetarët Janë Armiqtë Tanë, Duhet T’i Përbuzim Dhe “T’i Pështyjmë Në Fytyrë” – Thethi Po Zgjohet Por Është Vonë

0

Banorët E Thethit Në Protestë, Por Ku Ishin Kur Edi Rama Ulej “Gju-më-Gju” Me Ta

Në zemër të sezonit turistik, Thethi — një nga perlat më të çmuara të turizmit shqiptar — është kthyer në skenën e një proteste dramatike: banorët kërcënojnë të dëbojnë turistët, të mbyllin dyert e bujtinave dhe të ndalin ekonominë lokale për shkak të fadromave që shkatërrojnë bizneset pa paralajmërim. Por, pyetja është një: ku ishit më parë?


Nga Batutat Me Pushtetin, Tek Mallkimi I Qeveritarëve

Edi Rama, si çdo lider që ka kaluar në këtë vend — nga Berisha te Meta, nga Nano te Basha — ka kaluar si turist politik në këto zona të thella, duke ndalur makinën para çdo bujtine, duke bërë selfie me pronarët dhe duke dhënë premtime që më pas mbulohen me zhavorr e rrënoja.

Sipërmarrësit e Thethit, ata që sot bërtasin “mos na prek djersën”, janë po ata që dikur qëndronin si dele të bindura në rresht, duke qeshur me batutat bajate të Ramës, duke e falënderuar për çdo premtim propagandistik që nuk zbatohej kurrë.


Fondet I “Rregullon” Frida, Batutat I Bën Edi, Dhe Ju Rrini Si Figurantë

Kur Frida Krifca “përlante” ndihmat bujqësore me listë të përzgjedhur të militantëve, nuk u dëgjua asnjë protestë në Theth. Kur të tjerët merrnin fonde IPARD me dokumente fallco, askush nuk ngriti zërin për abuzimet.

Por sot, kur fadromat vijnë pa vendim gjykate, pa paralajmërim dhe në mes të korrikut, të gjithë kujtohen se Rama nuk është ai “çuni simpatik i Tironës”, por ai që të shemb djersën, të than duart dhe të shkatërron të ardhmen e fëmijëve.


Kur Politikanët Vijnë Në Zonën Tënde, Nuk Sjellin Shpresë – Sjellin Grabitje

E vërteta është se në Shqipëri nuk ka më “përfaqësues të popullit”. Ka vetëm përfaqësues të interesave kriminale, të tenderëve, të familjeve politike që qeverisin për veten dhe e mbulojnë me buzëqeshje  Instagrami.

Nuk ka shtet për qytetarët e Thethit, as për ata të Dhërmiut, Valbonës apo Radomirës. Ka shtet për oligarkët, resortet me 5 yje të Olta Xhaçkës dhe për projektet e shkatërrimit të natyrës me justifikimin “zhvillim turistik.”


Në Të Ardhmen, Pështyjeni Në Fytyrë Çdo Politikan Që Ju Vjen Pranë

Këta banorë, sot, me të drejtë, i kanë dërguar peticion qeverisë. Por kjo nuk është zgjidhje. Sepse ata që sot shkatërrojnë, nesër do të vijnë me buzëqeshje dhe kamera, për të bërë sikur ju ndihmojnë. E bëjnë vetëm për propagandë. Ndihmat? I marrin vetë. Fondet? Ja shpërndajnë po vetes.

Kujtohuni: në zgjedhje ju qajnë hallin, por pas zgjedhjeve ju shembin shtëpinë.

Mos pritni më asnjë të mirë nga pushteti, sepse pushteti është armik i qytetarit, i fshatarit, i punëtorit. Mos i duartrokisni, mos u ulni në kafe me ta, mos i falni për asnjë batutë bajate, por pështyjeni në fytyrë çdo pushtetar që guxon t’ju afrohet. Mos harroni t’ja mësoni këtë gjë dhe fëmijëve tuaj, vetëm atëherë do të kemi arritur demokracinë e vërtetë!


Pse po protestojnë banorët e Thethit?
Sepse IKMT po shemb ndërtesa në pronësi private pa vendim gjykate, në mes të sezonit turistik.

Cili është qëndrimi i banorëve?
Kërkojnë dialog institucional dhe pezullim të menjëhershëm të shembjeve, përndryshe do mbyllin bujtinat dhe do ndalojnë turistët.

Pse kjo situatë është ironike?
Sepse për vite me radhë banorët kanë mirëpritur dhe lavdëruar politikanët që tani po u shembin bizneset dhe bukën e fëmijëve.

Çfarë duhet të mësojmë nga kjo?
Mosbesim të plotë ndaj çdo pushtetari dhe ndëshkim përmes reagimit qytetar. Politikanët nuk janë miqtë tuaj.


Artikulli i mëparshëmAlarm Në Departamentin E Shtetit: Mashtrues Me AI Imiton Marco Rubio Dhe Kontakton Tre Ministra
Artikulli i radhës“Nuk Ka Dalje Nga Sistemi” – Vetëvrasja E Mistershme E Ministrit Rus Pas Shkarkimit Nga Putin Trondit Kremlinin