Kjo foto prekëse në një kopsht në Francë ka shkaktuar shok dhe zemërim në mbarë vendin, shkruan gazeta Mirror.
Në foto shihen fëmijët teksa luajnë të vetëm në ‘kuadratet e izolimit’, të vizatuar me shkumës përtokë. Fotoja është bërë në qytetin verior Tourcoing pranë kufirit me Belgjikën.
Fëmijët janë kthyer në kopshte pasi qeveria ka lehtësuar masat e kufizimit. Por kjo pamje po bën xhiron e rrjetit.
“Nuk e gëlltis dot,” thotë historiani Laurence de Cock. “Ky imazh të thyen zemrën. Nuk mund ta quajmë shkollë këtë,” shkruan ai.
“Sa e zymtë”, shkruan një komentues. “Është horror t’i detyrosh fëmijët të bëjnë këtë gjë”.
“Kjo nuk është njerëzore. Çfarë horrori” thotë një komentues tjetër.
Një zëdhënës i Ministrisë së Arsimit tha se nuk ka pasur udhëzime specifike për diçka të tillë.