Darkë e Mistershme Në Montreal – Justin Trudeau Kapet Mat Me Katy Perry

0

Nuk është një skenar filmi romantik dhe as një thashethem adoleshentësh – por realitet: ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, është parë duke darkuar me superyllin e popit, Katy Perry, në një nga restorantet më luksoze të Montrealit.

Sipas raportimit të TMZ, takimi ndodhi të hënën mbrëma në restorantin e famshëm “Le Violon”, që renditet i 11-ti më i miri në të gjithë Kanadanë dhe është i rekomanduar nga guida prestigjioze Michelin.

Në një nga fotot e publikuara, Katy Perry shfaqet duke buzëqeshur pranë Trudeau-së, ndërsa të dy ndajnë një vakt luksoz me pjatat më të mira të detit, përfshirë karavidhe, dhe shoqërojnë ushqimin me kokteje të sofistikuara.

A ishte thjesht një darkë miqësore apo diçka më shumë? Ky mbetet mister, por ajo që është e sigurt është se vëmendja e mediave nuk ka munguar.

Katy Perry ndodhet në Kanada për një turne koncertesh, me ndalesën e radhës në Montreal të mërkurën. Nga ana tjetër, Justin Trudeau është zyrtarisht beqar që prej gushtit 2023, kur ai njoftoi ndarjen nga bashkëshortja e tij Sophie Grégoire Trudeau, pas 18 vitesh martesë. Edhe Katy Perry së fundmi ka konfirmuar ndarjen nga aktori Orlando Bloom, duke shtuar më shumë kuriozitet mbi natyrën e takimit të tyre.


Artikulli i mëparshëmSherr Me Thika Në Vlorë – Dy Të Rinj Përfundojnë Në Spital, Arrestohen Pas Ndërhyrjes Kirurgjikale
Artikulli i radhësPlagosje Me Armë Në Fresk – Arrestohet Bashkëpunëtori, Në Kërkim Autori Kryesor