SKANDAL NË GREQI – IKONA E MUZIKËS MBYLLET ME “MARIFETE” NË SPITAL PSIKIATRIK!

0

Një ngjarje që duket si e shkëputur nga faqet më të errëta të një tabloidi britanik ka tronditur publikun grek: këngëtari i njohur Giorgos Mazonakis (në Shqipëri i njohur me këngën To Gucci Forema), idhulli i skenës muzikore helene, është mbyllur me urdhër prokurorie në spitalin psikiatrik “Dromokaiteio” – por sipas tij, e gjithë historia është një kurth i shëmtuar nga familja e vet!

Familja kundër artistit: një “komplot” për pasurinë?

Sipas mediave greke, pas gjithë manovrës qëndrojnë motra dhe babai i këngëtarit, me të cilët ai prej vitesh është në gjyq për pasuri dhe të ardhura. Motra, dikur menaxhere e karrierës së tij, akuzohet se po përdor mjete të ulëta për të marrë kontrollin e pronave dhe të ardhurave të artistit.

“Mbyllja ime e përkohshme këtu u bë pa dijeninë time. Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore. Është një metodë e neveritshme,” – është shprehur Mazonakis, duke e quajtur aktin një poshtërim publik të qëllimshëm.

Avokati zbardh prapaskenat: “Një skemë e ndyrë”

Avokati i këngëtarit ka deklaruar se gjithçka ndodhi në një ditë feste, kur institucionet ishin të mbyllura, duke u lënë hapësirë familjarëve të bëjnë lëvizjen e tyre. Ai shton se:
“Jorgo nuk ka kontakte me familjen prej dy vitesh, për shkak të proceseve gjyqësore për pasurinë. Ishim gati të denonconim abuzime të rënda nga motra, kur papritur ndodhi kjo farsë.”

Publiku shpërthen: “Turp kombëtar”

Reagimet në Greqi kanë qenë të ashpra. Fansat, figurat e showbizit dhe njerëz të thjeshtë kanë shprehur indinjatë për mënyrën si është trajtuar një prej artistëve më të dashur të vendit. Në rrjetet sociale dhe media është konsideruar një “veprim i mjerueshëm”, që ul figurën e një ikone të muzikës.

“Edhe nëse kishte nevojë për ndihmë mjekësore, kjo nuk bëhet duke e turpëruar publikisht një artist të këtij niveli,” – shprehen fansat.

Çfarë pritet më tej?

Avokati i tij është optimist se ditën e hënë këngëtari do të lirohet dhe do të kthehet në shtëpi. Por ndërkohë, historia ka ndezur një debat të madh mbi abuzimin e ligjit për shtrimet e detyruara psikiatrike, të cilat mund të kthehen në armë për luftë familjare e pasurore.

Nga yll i skenës muzikore“pacient i detyruar” në një pavijon psikiatrik – rasti i Giorgos Mazonakis ka hapur një plagë të thellë në shoqërinë greke dhe ka treguar se, ndonjëherë, armiku më i madh nuk është jashtë, por brenda familjes.


Artikulli i mëparshëmGrabitje HOLLIVUDJANE në Dubai: Diamanti Rozë 25 Milionë Dollarësh Zhduket
Artikulli i radhësFRIKË NGA “ETHET E NILIT”! ITALIA NË ALARM, DY VIKTIMA TË REJA DHE DHJETËRA TË INFEKTUAR