
Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Vllazërimi”, në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, ku një automjet tip “Benz” humbi kontrollin dhe u përplas me disa makina të parkuara.
Sipas burimeve, mjeti në fjalë ka shkaktuar dëme në të paktën pesë automjete të tjera të parkuara buzë rrugës. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar, por situata ka krijuar trafik të rënduar në zonë për disa minuta.
Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.