
Një histori e pazakontë nga bota e teknologjisë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare: Brian O’Kelley, bashkëthemelues dhe ish-drejtues i kompanisë AppNexus, e shiti biznesin e tij për një shumë marramendëse prej 1.6 miliardë dollarësh, por për vete mbajti vetëm 100 milionë dollarë.
Vendimi i tij ka habitur shumëkënd, por sipas rrëfimit të vetë O’Kelley-t, pas kësaj zgjedhjeje qëndron një filozofi e thjeshtë jetese: “Ne vetëm përcaktuam një shumë që menduam se mjaftonte për të jetuar mirë, e dyfishuam dhe pjesën tjetër e dhamë. Nuk shoh kuptim pse dikush duhet të grumbullojë qindra miliarda.”
I njohur si një nga zërat kritikë ndaj kulturës së miliarderëve, O’Kelley shpjegoi se dëshironte të mbante fëmijët e tij të lidhur me realitetin, larg luksit të tepruar. “Gëzimi vjen nga ajo që kemi dhe nga zgjedhjet e vështira që bëjmë,” tha ai, duke shtuar se nëse kompania e tij e re, Scope3, rezulton e suksesshme, ai do të dhurojë edhe atë pasuri.
Ky qëndrim i pazakontë është përshëndetur nga shumëkush si një kundërvënie ndaj modelit të akumulimit të pafund të pasurisë, duke e bërë O’Kelley një shembull të rrallë të përulësisë në botën e biznesit.