
Qeveria po e shet si “arritje historike” një shumë qesharake prej 32 milionë eurosh nga Plani i Rritjes së BE-së, ndërkohë që realiteti është krejt ndryshe: Shqipëria ka lënë të pashfrytëzuara mbi 650 milionë euro në vitin 2024 dhe gjashtëmujorin e parë të 2025-s.
Në vend që të investojë në ekonomi, punësim dhe rritje të të ardhurave, qeveria ka zgjedhur propagandën. Ndërsa qytetarët përballen me varfëri, papunësi dhe çmime të rritura, pushteti krekoset për një shumë që nuk mbulon as 5% të fondeve të humbura.
Ky është turpi më i madh i qeverisjes aktuale: paaftësi totale për të thithur fondet e BE-së, mosrealizim i projekteve publike dhe varësi nga PPP-të klienteliste që shërbejnë vetëm për oligarkët.
32 milionë euro nuk janë sukses. Janë një shuplakë për qytetarët dhe një provë e gjallë e dështimit të shtetit.