Zjarri në Pyllin e Poros, flakët përhapen me shpejtësi dhe dalin jashtë kontrollit

0

Situata në pyllin e Poros është bërë kritike, pasi zjarri i shpërthyer prej orësh ka dalë jashtë kontrollit dhe vijon të shkatërrojë masive pyjore, kryesisht me pisha.

Raportohen se flakët po avancojnë me shpejtësi drejt zonës së hidrovorit në njësinë administrative Novoselë, duke rrezikuar edhe sipërfaqe të tjera të mëdha.

Në terren ndodhen forca të shumta të zjarrfikësve dhe emergjencave civile, ndërsa një helikopter po operon pandërprerë, duke marrë ujë nga deti dhe duke e hedhur mbi vatrat kryesore të zjarrit.

Deri tani, pavarësisht përpjekjeve të mëdha, situata nuk është vënë nën kontroll dhe rreziku për përhapje të mëtejshme mbetet i lartë. Zjarrfikësit po punojnë për të mbrojtur zonat e banuara dhe objektet infrastrukturore pranë hidrovorit.

Ky zjarr është një nga më të mëdhenjtë e kësaj vere, duke sjellë dëme të mëdha mjedisore dhe duke nxitur shqetësim për pasoja afatgjata në biodiversitetin e Poros.


Artikulli i mëparshëmMinistri turk i Transportit kapet duke thyer rregullat e qarkullimit: Vetëdenoncohet pas videos me 225 km/orë
Artikulli i radhësAfrikani 26-vjeçar arrestohet në Romë, përdhunoi dhe kërcënoi me thikë një grua 60-vjeçare