Basha: Prishja Teatrit është një akt lufte i Edi Ramës. Do të marrë përgjigjen e merituar në Surrel!

0

Në një dalje për gazetarët pas takimit me Artistët, kreu i Opozitës, Lulzim Basha u shpreh se shembja e Teatrit kombëtar është një akt lufte.

Basha u bëri thirrje gjithë demokratëve dhe mbështetësve të opozitës që të reagojnë pasi, Teatri është vija e kuqe sipas tij.

Basha: Do t’i mbështesim aktorët në të gjitha format dhe mënyrat. Afera e Teatrit është afera e radhës së një qeveri në ikje. Kur shqiptarët presin dhe kërkojnë mbështetjen nga shteti dhe taksat që kanë paguar në 7 vite t’ju kthehen në shërbime dhe paga, në kohën e pandemisë, banda e Edi Ramës sulet për të vjedhur pronën publike, për të shkatërruar këtë pasuri të kulturës dhe trashëgimisë së Shqipërisë.

Mesazhi është i qartë, edhe në kohë pandemia këta e kanë mendjen për të vjedhur. Më shumë se 2 vite e gjysmë, Aleanca për Teatrin është përballur me dhunë. Ata nuk po mbrojnë diçka që i takon atyre, por gjithë qytetarëve.

Çdo hap për prishjen e Teatrit është një akt i pastër lufte ndaj qytetarëve dhe artit. Përgjigja nuk i takon vetëm artistëve. Prandaj unë u bëj thirrje të gjithë demokratëve dhe të gjithë mbështetësve të opozitës, të gjitha at që janë në pasiguri për jetën që ta kuptojnë që Teatri është vija ë kuqe me pushtetin që u ka vjedhur dhe lënë pa rroga e pa bukë për fëmijët, që nga nxjerrë zbuluar shtetin për kartoni që u merr taksat dhe u vë gjoba, dhe u jep oligarkët.

Nëse ky pushtet do t’i shikojë deri në fund marrëzisë për ndezjen e zjarrit te Teatri ta presin popullin te çdo institucion i uzurpuar, në Surrel dhe në qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar!

Artikulli i mëparshëmPas koronavirusit, zyra e së ardhmes do të jetë zyra e së shkuarës
Artikulli i radhësAkullore e shtëpisë me fruta dhe çokollatë