SHKARKIMI I ERION VELIAJ/ PD Në Kurthin Procedural: Nga Protestat Për Dorëheqjen, Tek Broçkullat Për “Të Drejtën e Fjalës”

0

Partia Demokratike, e cila një vit më parë ngrinte zërin me protesta e akuza të forta për shkarkimin e Erion Veliajt, sot ka rënë në batakun e argumenteve qesharake procedurale. Nga kërkesa për dorëheqje të menjëhershme, opozita është kthyer te broçkullat mbi “të drejtën për t’u dëgjuar në sallë” – një kthesë që e bën të duket më shumë si avokate e Veliajt, sesa si kundërshtare e tij.

Qëndrimi i Telitit: Retorikë boshe

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, thekson se Veliaj duhet të dalë e të flasë në sallë para shkarkimit. Në pamje të parë kjo duket si një mbrojtje e së drejtës së fjalës. Në realitet, është një shfajësim i turpshëm për dështimin opozitar, që në vend të vendosë theksin te krimet dhe abuzimet e kryebashkiakut pas hekurave, merret me rregullore e procedura.

Nga revolucioni te tallavaja politike

Ky është transformimi i opozitës: nga një forcë që shiste kauzën e madhe për t’i dhënë fund korrupsionit në Tiranë, në një shfaqje tallavaje politike, ku retorika është bosh dhe mesazhi nuk përkon me zemërimin e qytetarëve. Në vend që të tregojë forcë dhe vizion, PD po zbehet çdo ditë e më shumë, duke humbur frymën opozitare në batakun e detajeve qesharake.

Opozita si figurë e dobët

Qytetarët e shohin qartë: kur një opozitë kalon nga kërkesa për drejtësi te mbrojtja e “të drejtës së fjalës” për një kryebashkiak të burgosur, ajo thjesht ka hequr dorë nga roli i saj. Në vend që të udhëheqë revoltën e qytetarëve, PD po shuhet ngadalë nga idiotësitë që artikulon ditë pas dite.


Artikulli i mëparshëmChaos in Albania’s Parliament Overshadows Confidence Vote, AI “Minister” Sparks Global Headlines