Shkencëtari i qeverisë Britanike: Ajri dhe dielli luftojnë koronavirusin

0

Ajri i pastër dhe rrezet e diellit reduktojnë rrezikun që të prekeni nga koronavirusi i ri. Kështu thotë një këshilltar shkencor i qeverisë britanike.

Njerëzit që kalojnë më shumë kohë jashtë, kanë më pak mundësi që të infektohen, thotë profesori Alan Penn, anëtar i SAGE, emri i komitetit teknik në Britani.

“Shkenca sugjeron se dalja jashtë në rrezet e diellit dhe ajrosja janë thellësisht mbrojtëse kundër transmetimit të virusit,” tha ai.

Të tjerë shkencëtarë janë dakord me profesorin Penn. Siaps tyre, nëse kalojmë kohë jashtë, virusi nuk ka shumë shanse që të mbijetojë.

Rreziku i infektimit shtohet ndjeshëm në ambientet e mbyllura me njerëz të tjerë, ku ventilimi është i dobët.

Viruset nuk mbijetojnë jashtë në rrezet e diellit, pasi ato dëmtojnë materialin e tyre gjenetik, shkruan DM.

Ky lajm vjen në kohën kur Shqipëria është përfshirë nga temperatura të larta, por qeveria vazhdon të kufizojë daljen në disa zona, kurse plazhi vijon të jetë i ndaluar.

Artikulli i mëparshëmI gjithë sulmi i Real Madridit nuk ka arritur të shënojë më shumë se Haaland
Artikulli i radhësShkencëtari i shkarkuar nga Trump: Na pret dimri më i errët nëse s’ka plan kundër Covid-19