Moti i Keq Shemb Urën e Glinës, Izolohen Pesë Fshatra në Dropull

0

Reshjet intensive që kanë goditur jugun e vendit ditët e fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bashkinë Dropull, ku ura e Glinës është shembur pjesërisht, duke bllokuar lidhjen me pesë fshatra të zonës së Rrëzës së Zezë: Glinë, Radat, Peshkëpi e Sipërme, Peshkëpi e Poshtme dhe Vrahogoranxi.

Për shkak të dëmtimit të urës, është ndërprerë edhe qarkullimi drejt fabrikës së Glinës, një prej subjekteve kryesore ekonomike të zonës, duke krijuar vështirësi të mëdha për transportin dhe furnizimin.

Autoritetet lokale raportojnë se situata mbetet problematike dhe se reshjet e ditëve të fundit kanë rritur rrezikun për rrëshqitje të tjera dherash dhe dëmtime të infrastrukturës.


Artikulli i mëparshëmSamiti I Planit Të Rritjes Në Tiranë: Ballkani Perëndimor Testohet Për Hapin E Radhës Drejt BE-së
Artikulli i radhësRama: “Nuk Po Lutemi Të Hyjmë Në BE, Po Provojmë Se Jemi Gati”