SPAK Përfundon Kontrollet Tek Bashkëpunëtorët E Ballukut, Sekuestrohen Dokumente, Telefona Dhe Pajisje Kompjuterike

0

Prokuroria e Posaçme ka përmbyllur një seri kontrollesh të gjera ndaj bashkëpunëtorëve të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, , duke intensifikuar hetimet për dosjen që lidhet me dy tenderë publikë me vlerë totale 210 milionë euro.

Sipas burimeve zyrtare, kontrollet janë ushtruar ndaj 34 personave, përfshirë banesa dhe subjekte private. Në fokus kanë qenë figura kyçe në administratë dhe biznes, ndër to shefja e kabinetit Sindi Dushku, si dhe sipërmarrësit Ilir Shtufi dhe Rrok Gjoka. Po ashtu, janë kontrolluar ambientet e drejtoreshës së KESH, Viola Haxhiademi, ku janë sekuestruar pajisje kompjuterike, telefona dhe dokumente.

Kontrollet ndaj subjekteve private janë kryer me vendim gjykate, ndërsa pjesë e verifikimeve kanë qenë edhe banesat e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, duke zgjeruar rrethin e personave nën hetim. Veprimet janë ndërmarrë nga , në kuadër të përpjekjeve për të siguruar prova shtesë që do t’i paraqiten .

Kërkesa për heqjen e imunitetit të Ballukut është ende në pritje të shqyrtimit nga Këshilli i Mandateve. Ndërkohë, gjatë një mbledhjeje të mëparshme, përfaqësues të SPAK dorëzuan një volum të konsiderueshëm provash. Opozita kërkoi marrjen e një USB-je me rreth 10 mijë faqe dokumente, ndërsa maxhoranca shtyu shqyrtimin për një datë të mëvonshme.

Në thelb të hetimit janë dy procedura të dyshuara për paracaktim fituesish: Tuneli i Llogarasë me vlerë 190 milionë euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe me 20 milionë euro. Për këtë dosje, ka caktuar masën arrest shtëpie për Gentian Gjyli, kreun e ARRSH-së, si dhe për Erald Elezin, aktualisht drejtor i .

Sipas Prokurorisë së Posaçme, dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit arrin në miliona euro, ndërsa hetimet vijojnë për të konsoliduar provat që do të përcaktojnë përgjegjësitë penale. Dosja pritet të ketë zhvillime të reja në javët në vijim, në varësi të vendimeve parlamentare dhe gjyqësore.

Artikulli i mëparshëmEmrat: SPAK Dhe BKH 19 Kontrolle Për Zyrtarë Dhe Biznesmenë Në Dosjen “Balluku”
Artikulli i radhësDemokratët Marshojnë Në Surrel, Thirrje Për Dorëheqjen E Kryeministrit