Sulmet në Venezuelë/ Maduron dhe gruan i nxorën me dhunë nga dhoma e gjumit

0

Trump: “Ishte si një film. Ai po përpiqej të hynte në atë hapësirë sigurie, por u kap aq shpejt sa nuk ia doli”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se SHBA-të kanë kryer “sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe “kapën udhëheqësin e saj, Presidentin Nicolas Maduro” dhe gruan e tij.

Sipas deklaratave të tij, Maduro ndodhej në një rezidencë të fortifikuar, të pajisur me dyer çeliku dhe një hapësirë sigurie të ndërtuar tërësisht me materiale rezistente, e menduar për t’i rezistuar ndërhyrjeve të dhunshme.

“Ishte më shumë një fortesë se sa një shtëpi. Kishte dyer çeliku dhe atë që quhet ‘safety space’, e rrethuar nga çelik solid nga të gjitha anët,” ka thënë Trump.

Sipas CNN, që citon dy burime të njohura me situatën, Maduro dhe bashkëshortja e tij u kapën në mes të natës, ndërsa ishin në gjumë, dhe u nxorën me forcë (zvarrë) nga dhoma e tyre e gjumit.

Raporti i CNN përputhet pjesërisht me deklaratat e Trump, i cili më herët kishte përshkruar rezidencën ku ndodhej Maduro si një strukturë e fortifikuar, “më shumë fortesë se sa shtëpi”, e pajisur me dyer çeliku dhe një hapësirë sigurie të projektuar për situata ekstreme.

“Ai po përpiqej të hynte në atë hapësirë sigurie, por u kap aq shpejt sa nuk ia doli,” ka deklaruar Trump, duke shtuar se forcat amerikane ishin të përgatitura edhe për të çarë çelikun, nëse do të ishte e nevojshme.

Sipas të njëjtave burime, operacioni u krye nga Delta Force, njësia elitare e Ushtrisë Amerikane, dhe u zhvillua pa asnjë viktimë apo të plagosur nga pala amerikane.

Ja deklarata e parë e Trump nga Truth Social:

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi.

Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e ligjit të SHBA-së. Detajet do të vijojnë më poshtë. Do të ketë një konferencë për shtyp sot në orën 11:00 të paradites, në Mar-a-Lago.

Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!

Presidenti DONALD J. TRUMP.”

Burime zyrtare në SHBA i thanë CBS se Presidenti venezuelian Nicolás Maduro u kap nga Forcat Delta të ushtrisë amerikane.

Delta Force është njësia kryesore kundër terrorizmit e ushtrisë amerikane.

Artikulli i mëparshëmTroket 2026: Një Vit I Ri Mes Dritave Të Festës Dhe Pyetjeve Pa Përgjigje
Artikulli i radhësSHBA Zbardh Akuzat Ndaj Maduros: Terrorizëm, Trafik Drogë Dhe Armësh