Presidenti amerikan, Donald Trump, shpalli të premten operacionin ‘Shpejtësi Skëterrë’.
Bëhet fjalë për një partneritet publik-privat për të prodhuar vaksinën kundër koronavirusit të ri.
Trump tha të premten se ai shpreson se vaksina do prodhohet shpejt dhe se mund të jetë gati në fund të vitit.
“Kjo është një sfidë nga ato që nuk i ka parë ndonjëherë vendi ynë që prej projektit ‘Manhattan’. Askush nuk ka parë diçka si kjo që po bëjmë ne tani. E pabesueshme,” tha Trump.
Në prezantimin e projektit, Trump shoqërohej nga ekspertë, ministra dhe këshilltarë.
“Objektivi është që të përfundojmë prodhimin dhe më pas të nisim shpërndarjn e vaksinës së provuar para fundit të vitit. Unë mendoj se do kemi disa rezultate të mira shumë shpejt”.
Trump tha se projekti nuk do ketë qëllim vetëm vaksinën, por edhe prodhimin e kurave të nevojshme.
“Ky projekt i madh kombëtar do të bashkojë më të mirën e industrisë dhe inovacionit amerikan, burimet e polota të qeverisë dhe ekselencën dhe precizonin e ushtrisë amerikane”.
Mediat amerikane raportojnë se qëllimi i operacionit është prodhimi i 300 milionë dozave vaksinë deri në fund të vitit.
Në krye të projektit do të vendoset Moncef Slaoui, një ish-drejtues i GlaxoSmithKline dhe gjeneral ushtrie.