
18-vjeçarja , e cila humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur natën e së enjtes pranë , do të përcillet sot në mesditë për në banesën e fundit, në fshatin të Beratit.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin fatal, , i ri nga , doli sot para për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë. Gjykata vendosi masën “arrest me burg”, duke pranuar kërkesën e prokurorisë.
Sipas të dhënave zyrtare, i riu drejtonte automjetin tip BMW X5 në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të lartë, në aksin Tiranë–Durrës. Mjeti ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar disa metra më tutje, në një hapësirë ku tregtoheshin lule.
Si pasojë e aksidentit, Vikena Greku humbi jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe dy këmbësorë të tjerë mbetën të dëmtuar lehtë. Ngjarja shkaktoi tronditje të madhe në opinionin publik, për shkak të moshës së re të viktimës dhe rrethanave të aksidentit.
Arbër Xhaxhaj u paraqit në ambientet e gjykatës i prangosur dhe në gjendje të rënduar psikologjike, ku u njoh zyrtarisht me masën e sigurisë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë, ndërsa autoritetet theksojnë se drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit dhe shpejtësia e lartë mbeten faktorë kryesorë të tragjedive rrugore në vend.
